338443872 241634911568660 3935014496367599341 N

Ftesë publike në sesionin informativ me përfaqësuesit e Platformës LEXdoks

I nderuar staf akademik i Fakultetit Juridik,
Të nderuar studentë të Fakultetit Juridik,
Lexdoks (me të cilën Fakulteti i jonë ka arritur Marrëveshje të Bashkëpunimit) planifikon, që të hënën, më 15.05.2023, në ora 11:15, në sallën e Amfiteatrit nr. 2, të zhvillojë sesion informues, respektivisht prezantim me një numër prej rreth 80-100 studentëve, duke përfshirë edhe profesorë të Fakultetit tonë.
Qëllimi i këtij takimi është njohja më për së afërmi e profesorëve dhe studentëve me përparësitë dhe mundësitë e kërkimit ligjor të integruar dhe ofrimi i qasjes së drejtëpërdrejtë në këtë Platformë.
Prezantimi dhe demonstrimi praktik i përdorimit dhe kërkimit në Platformë do të zgjasë më së shumti 60 minuta.
Andaj, Menaxhmenti i Fakultetit Juridik fton të gjithë profesorët si dhe studentët (pa marrë parasysh vitin e studimeve), që të marrin pjesë në këtë ligjëratë/sesion informativ i cili konsiderojmë se është më se i dobishëm pasi që: #Lexdoks është platformë unike e inovative e fuqizuar nga inteligjenca artificiale #AI dhe e dizajnuar veçanërisht për profesionistët #ligjorë në Kosovë që u ofron atyre zgjidhjen e munguar për kërkim dhe analizë #juridike të lehtë e të shpejtë.
Profesorë dhe Studentë të nderuar, ne vlerësojmë bashkëpunimin tuaj, ndërsa mirëpresim një përgjigje me pjesëmarrje AKTIVE ndaj kësaj FTESE.
Me respekt,
Prof. asoc. dr. Islam Qerimi