Ftesa – Promovimi MAK

Ftesë: Të shtunën (2 dhjetor 2023) promovohet libri “Grupi MAK”

Të nderuar/a

Ftoheni të merrni pjesë në promovimin e librit “Grupi MAK” të autorit, Naim Kurteshi, që mbahet të shtunën (2 dhjetor 2023) në Sallën e Konferencave (rektorati) të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, prej orës 13:00. Ky libër i është kushtuar grupit të famshëm “MAK” të muzikës rok që ka funksionuar në periudhën 1973-1978. Në promovim do të jenë të pranishëm drejtues dhe përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore, familjarë, ish – pjesëtarë të grupit “MAK”, muzikantë si dhe dashamirës të librit. Ju mirëpresim!