GIZ

GIZ-i ndihmon me pajisje Qendrën për Zhvillim të Karrierës

Më qëllim të funksionalizimit të Qendrës për Zhvillim të Karrierës (QZH) në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), GIZ-ia ka dhuruar kompjuterë, projektor dhe pajisje të tjera të nevojshme. Ky donacion është realizuar në kuadër të bashkëpunimit shumë të mirë ndërmjet QZHK-së dhe GIZ-it.

Rektori i UMIB-it, prof.dr.Alush Musaj, ka pritur në takim këshilltarin për riintegrim në GIZ, Nexhmedin Basha, të cilin e ka falënderuar për donacionin dhe mbështetjen e vazhdueshme për QZHK-në. Ai gjithashtu ka ndarë një mirënjohje për z.Basha në shenjë falënderimi.

Ndërsa, zyrtari i QZHK-së, Alban Fazliu, tha se prej themelimit kanë pasur përkrahjen e GIZ-it. “Gjatë një viti prej se është themeluar QZHK-ja kemi pasur aktivitete të ndryshme që janë realizuar në bashkëpunim me GIZ-in, si Panairi i Punës dhe Karrierës, mandej trajnimet e ndryshme për studentë që janë mbajtur online në kohën e pandemisë etj”.

Këshilltari për riintegrim në GIZ, Nexhmedin Basha, vlerësoi përkushtimin e UMIB-it për bashkëpunim. “Gatishmëria juaj e ka lehtësuar realizimin e këtyre projekteve, që gjithsesi besojmë se do të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, tha ai.