EN FundedbytheEU RGB Monochrome (1)

Hapet thirrja për punë praktike (internship), trajnim dhe vizita në kuadër të projektit “Nanoparticles in Environment and Medical Research”

Eshtë hapur thirrja për punë praktike (internship), trajnim dhe vizita në kuadër të projektit “Nanoparticles in Environment and Medical Research”, (Data e fundit për aplikim 18 Dhjetor 2023) i cili financohet nga Komisioni Europian, përmes zyres BE-së – Kosovë, në kuadër të thirrjes “Increase Research Capacities in Kosovo” si dhe zbatohet nga Kings College London (Lider), nën partneritet të ngushtë me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina, Universitetin e Milanos dhe Universitetin e Parmës.

Linku i thirrjeve:

Mundësi – Universiteti i Prishtinës (uni-pr.edu)

Për Institucionet Publike të Kosovës, respektivisht Universitetet Publike ka kuotë të veçantë që mund të mbështetë stafin në mobilitet afatshkurtër, por edhe afatgjatë 3-6 muaj (sidomos PhD studentët apo kërkuesit shkencor post doc por edhe në kuadër të temave specifike të masterit që ndërlidhen me fushën). Vizitat e shkurtëra nuk limitohen vetëm tek partnerët në fjalë, por nëse ka partnere në EU që mirren me këtë tematikë mund të aplikojnë. Pas mobilitetit ka fond që Institucionet publike mund të aplikojnë në projekte shkencore të ndërlidhura apo grante shkencore, pjesmarrje në konferenca, publikim shkencor etj.

Webfaqja e projektit (About | nanokos | Increasing the Research Activity in Kosovo) si dhe faqja në rrjetet sociale NanoKos  https://www.facebook.com/profile.php?id=100094412574608&mibextid=LQQJ4d.