Libratt

Historiani, Jusuf Buxhovi, dhuron libra për Bibliotekën Universitare në UIBM

Historiani Jusuf Buxhovi, i ka dhuruar Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) veprat e tij:  “Kosova” në tetë vëllime, “Kosova një histori e shkurtër”, “Kongresi i Berlinit 1878” dhe “Dardania”. Librat janë pranuar nga drejtori për Informim dhe Komunikim me Publikun, Ahmet Jashari, i cili e ka falënderuar profesorin Buxhovi për librat e dhuruara, të cilat do të jenë në dispozicion të studentëve në Bibliotekën Universitare në UIBM.

Fondi librar në Bibliotekën Universitare është duke u pasuruar vazhdimisht dhe një pjesë e mirë e titujve të rinj është dhuratë nga vetë autorët. Kjo ka krijuar mundësi për stafin akademik dhe studentët që të kenë në dispozicion literaturë të fushave të ndryshme.

Jusuff