Foto Nga Ndarja E Cmimit – BesimG

AIS/ALBSA ndan çmimin e ekselencës për dekanin e Fakultetit të Edukimit, prof. asoc. dr. Besim Gollopeni

Komisioni i Vlerësimit të Kontributeve Akademike (AIS/ALBSA), me kryetar akademik Servet Pëllumbi (Tiranë), ka vlerësuar dhe ndarë ÇMIMIN e Ekselencës për Kërkim dhe Angazhim për Monografinë “Popullsia dhe migrimet në Kosovë – Rast studimi Suhareka” me autor Prof. Asoc. Dr. Besim Gollopeni, Dekan i Fakultetit të Edukimit pranë Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë dhe për kontributin e spikatur institucional. Çmimin është dorëzuar nga Prof. Lekë Sokoli dhe Prof. Dukagjin Pupovci, zv. Ministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (Kosovë) në Konferencën Ndërdisiplinore Ndërkombëtare “Roli i teknologjisë në formësimin e shoqërisë” e cila u organizua me datat 11 dhe 12 nëntor 2022 në Universitetin Publik Kadri Zeka në Gjilan.

Pas pranimit të çmimit, profesor Gollopeni shprehu mirënjohje dhe falënderim për të gjithë anëtarët e Komisionit për vlerësimin e kontributit të tij, si dhe falënderoi profesor Lekën dhe zëvendësministrin Pupovci për dorëzimin e çmimit.

Fotot – Cmimi – Besim Gollopeni