IMG 3884

Konsulenti Mario Rossi, nga Programi Fullbright Specialist mbajti takimi konsultativ me mësimdhënesit e FGJ-së

Me ftesë të Dekanit të Fakultetit të Gjeoshkencave Naser Peci, dhe duke u bazuar në planin e punës së konsulentit Mario Rossi, nga Programi Fullbright Specialist u mbajt takimi konsultativ me mësimdhënesit e FGJ-së.
M. Rosi, po qendron në FGJ në kuadër të Programit Fullbright Specialist,  kurse qëllimi parësor i këtij projekti është analizimi dhe rishikimi i programeve brenda FGJ si dhe propozimi i programeve të reja koherente me kërkesa dhe nevojat e tregut dhe shoqerisë.
Në takimin e perbashkët me mësimdhënës, eksperti M. Rossi paraqiti pikëpamjet e tij lidhur me plotësim-ndryshimin e programeve aktuale dhe propozimin- rekomandimet për programe të reja, planet e hulmtimit etj, të nevojshme për rrijen e cilesisë së studimeve si dhe afirmimin ndërkombetar të FGJ-së.