FTU]

Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi vizitoj Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore

Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi, z. Hysen Ibrahimi i shoqëruar nga Prof. Mursel Ibrahimi vizituan Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore në Mitrovicë. Ata u pritën nga Dekani, Prof. Asoc. Dr. Milaim Sadiku dhe Prodekani, Prof. Asoc. Mensur Kelmendi,

Dekani e njoftoj Kryetarin Hysen Ibrahimin me programet e studimeve dhe të arrituat në ngritjen e cilësisë dhe kushteve të punës në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore. Krytari Ibrahimi e falenderoj Dekanin për pritjen, njëherazi e njoftoj për punën dhe aktivitetin që e zhvillon Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi.

Kryetari Hysen Ibrahimi ia dhuroi Deaknit tri libra të botuara nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi: “Thesar kombëtar i mërgatës shqiptare në Suedi”, vëllimi 12 dhe 13 si dhe “Jubileum Suedia 500 vjet Kosova 15 vjet”.

Dekani e falenderoj Kryetarin Ibrahimi për librat e dhuruara, njëherazi ata shprehën gatishmërinë për bashkëpunim në mes të Shoqatës dhe FTU-së.