Libri

Lush Isufaj dhuron kopje të librit “Të jetosh vertikalisht” për Bibliotekën Universitare

Autori i librit “Të jetosh vertikalisht” (Kujtime dhe dëshmi), Lush Isufaj, ka dhuruar disa kopje për Bibliotekën Universitare. Ai ka shprehur kënaqësinë që libri i tij do të jetë në duart e studentëve të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Kopjet e librit janë pranuar nga Udhëheqësi i Bibliotekës Universitare, Alban Fazliu, i cili ka falënderuar autorin për donacionin.