Klementi

Më 30 korrik 2023 në UIBM, promovohen tri vepra të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi

Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi, Hysen Ibrahimi, ka vizituar të mërkurën Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) ku është pritur nga rektori, prof.dr. Alush Musaj. Në takim u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit dhe organizimit të aktiviteteve të përbashkëta.

Rektori Musaj, e përgëzoi kryetarin Ibrahimi për punën që po bëjnë si Shoqatë e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi. “Është kënaqësi të shohësh punën tuaj në mërgim duke promovuar kulturën shqiptare gjithandej”, tha ai.

Ndërsa, kryetari Ibrahimi e falënderoi rektorin Musaj me bashkëpunëtorë për pritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim. Ai i dhuroi rektorit Musaj, tri vepra të botuara nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi: “Thesar kombëtar”, vëllimi 12 dhe 13 si dhe “Jubileum – 500 vjetori i Suedisë dhe 15 vjetori i Kosovës”.

Në takim u dakorduan, që më 30 korrik 2023, prej orës 12:00,  këto tri vepra (në gjuhën shqipe dhe suedeze), të promovohen në  Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë.