F.ekonomik

Në Fakultetin Ekonomik u mbajt takimi i radhës në kuadër të përgatitjeve për procesin e ri-akreditimit të programeve të studimit

Stafi i Fakultetit Ekonomik, UIBM, mbajti takimin e radhës në të cilin u diskutuan përgatitjet për procesin e ri-akreditimit të programeve të studimit. Gjatë këtij takimi u caktuan ekipet bartëse të cilat do të punojnë në secilin standard për hartimin e Raportit të Vetë Vlerësimit si dhe u dakorduan për hapat e mëtutjeshëm që do t’i ndjekin si njësi për finalizimin e këtij procesi që ka rëndësi jashtëzakonisht të lartë për njësinë akademike.

Takimi është përshkruar me një atmosferë të lartë profesionale. Të pranishmit janë dakorduar për metodologjinë e punës për vazhdimin e draftimit të RVV-së si dhe për takimet e radhës në të cilat do të prezentohet puna e grupeve të vogla.