Juridiku

Në Fakultetin Juridik u zhvillua trajnimi bazik i ndërmjetësimit: “Legal framework for Mediation in Kosovo, including what is mediation, mediation process, principles of mediation, who is mediator, role of the mediatore”.

Më 21.9.2023, Fakulteti Juridik i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë në bashkëpunim me Odën e Ndërmjetësuesve të Kosovës vazhdoi aktivitetin e filluar për studentët e këtij Fakultetit mbi trajnimin bazik të ndërmjetësimit. Ky trajnim titullohet: “Legal framework for Mediation in Kosovo, including what is mediation, mediation process, principles of mediation, who is mediator, role of the mediatore”.

Në këtë trajnim Fakulteti Juridik u përfaqësua nga stafi akademik në përbërje prej, profesorëve Islam Qerimi si dhe Arbnor Ajeti, ndërsa Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës nga Kryetarja Ganimete Xhelili dhe anëtarët e kësaj Ode, trajner të ndërmjetësimit Isak Ramaxhiku dhe Besnik Ismaili!

Në këtë trajnim dy ditor ekspertët e ndërmjetësimit demonstruan shembuj dhe teknika nga procedura e ndërmjetësimit. Andaj, ky trajnim zgjoi interesim të madh tek studentët, të cilët në vazhdimësi kontribuan në arritjen e qëllimit të këtij trajnimi për procesin e ndërmjetësimit, fazat, teknikat, komunikimin dhe rolin e mediatorit në këtë procesë.

Këtë trajnim e ka mundësuar Qendra e Berlinit pë ndërmjetësimin Integrativ, (Berlin Center for Integrative Mediation), Ministria e Jashtme e Italisë dhe Ambasada e Italisë.

Në fund të trajnimit për studentët pjesëmarrës u ndan certifikata.