Tetori Roze

Në kuadër të “Tetorit rozë” organizohet ligjëratë vetëdijësuese

Në kuadër të “Muajit Rozë”, si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Universiteti “Isa Boletini” – Mitrovicë në bashkëpunim me Parlamentin Studentor, organizon ligjëratë vetëdijësuese. Ky takim ka për qëllim ndarjen e informacioneve, ndërgjegjësimin dhe mbështetjen për zbulimin e hershëm, trajnimin dhe kujdesin ndaj saj. Ligjërata do të mbahet nga përfaqësues të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare – Mitrovicë.
Vendi: Universiteti “Isa Boletini” – Amfiteatri 1
Data: 25 tetor 2023
Ora: 13:00