1 (1)

Në kuadër të projektit TAKE, në Fakultetin e Edukimit u organizuan dy punëtori

Me datë 21 dhe 28 tetor 2023, në kuadër të projektit “Avancimi i Përbashkët i Trajnimeve dhe Punësimit në Sektorin e Arsimit në Kosovë (Together Advancing Kosovo’s Training and Employment within the Education Sector – TAKE)”, mbështetur nga Caritasi Zvicrran dhe implementuar në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Fakultetin e Edukimit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, u organizuan dy punëtori/trainime për prindërit që i kanë fëmijët në çerdhe/kopshte në regjionin e Mitrovicës.

Trajnimet u organizuan nga stafi i Fakultetit të Edukimit të UIBM. Prof. Assoc. Dr. Eliza Avdiu ishte trajnere në trajnimin e parë “Komunikimi efektiv dhe ndikimi i lojës drejt prindërimit të suksesshëm”, ndërsa Prof. Assoc. Dr. Besim Gollopeni ishte trajnues në trajnimin e dytë “Efektet sociale dhe shëndetësore për fëmijët pa kujdes prindërore”. Në trajnim morën pjesë prindër nga komunat e regjionit të Mitrovicës.

Projekti TAKE ka për qëllim rritjen e cilësisë së përgatitjes së edukatorëve para shërbimit, sidomos në aspektin e zhvillimit të shkathtësive praktike, duke investuar në procesin e mentorimit përmes një bashkëpunimi të ngushtë me institucionet parashkollore. Ky projekt implementohet në bashkëpunim me të gjitha Fakultetet e Edukimit në Kosovë.