Cover

Njoftim – sesion informues për bursa (master) në shtetet e Bashkimit Evropian për vitin akademik 2022/23

Projekti: “Young Cell Scheme”  – raundi XIII, do të hap thirrje për aplikim për bursa për studimet e nivelit master në shtetet e Bashkimit Evropian për vitin akademik 2022/23.

Për t’u njoftuar më tepër për mundësitë dhe detajet që kanë të bëjnë me këtë thirrje, të hënën (14. 11. 2022) në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) do të mbahet një sesion informues. Sesioni mbahet në Amfiteatrin 1 dhe fillon në ora 11:00.

Young Cell Scheme, e nisur në vitin 2004 është kthyer dhe do të vazhdojë të ofrojë një mundësi për studentët e rinj në Kosovë për të studiuar në universitetet më të mira të vendosura në shtetet anëtare të BE-së, duke ofruar një bursë njëvjeçare, dyvjeçare dhe mundësinë për përfituesin të punojë për shërbimin civil të Kosovës, pas përfundimit të programit.

Programi financohet nga Bashkimi Evropian dhe bashkëfinancohet nga Qeveria e Kosovës dhe zbatohet nga Universiteti “Aristoteli” i Selanikut dhe INSP.