Fgj

Nxënësit e Shkollës së Mesme “Arkitet Sinani”  në Mitrovicë vizituan Fakultetin e Gjeoshkencave

Nxënësit e Shkollës së Mesme “Arkitet Sinani”  në Mitrovicë kanë vizituar Fakultetin e Gjeoshkencave, konkretisht  laboratorët në programin Materiale dhe Metalurgji si dhe ju lejua qasja praktike në pajisjet për kryerjen e eksperimenteve në fushën e materialeve dhe metalurgjisë. Kjo vizitë jo vetëm që ofroi njohuri të vlefshme në aspektet praktike të kurrikulës së tyre mësimore, por gjithashtu nxënësve ju mundësua përdorimi i drejtpërdrejt i njohurive teorike në praktikë në eksperimentet me pajisje në laboratorin e Departamentit Materiale dhe Metalurgji.

Turneu laboratorik në Departamentin Materiale dhe Metalurgji po vazhdon të sjell me afër nxënësit dhe po u mundëson profileve të afërta nga shkollat e mesme të marrin njohuri më të thellë të proceseve të ndërlikuara të përfshira në analizën e materialit, përgatitjen e mostrave, shkrirjen e metaleve dhe proceseve metalurgjike, kështu duke kontribuar në mësimnxënie në shkollat e mesme, industri dhe komunitet në përgjithësi.