20221027 093415

Nxënësit e Shkollës së Mesme Teknike “Arkitekt Sinani”- drejtimi Telekomunikacion, vizitojnë divizionin e Teknologjisë Informative në UIBM

Nxënësit e Shkollës së Mesme Teknike “Arkitekt Sinani”- drejtimi Telekomunikacion, të shoqëruar nga profesorët e tyre, Ajet Musa dhe Nedime Dobreva, kanë vizituar divizionin eTI-së në UIBM, që udhëhiqet nga drejtori Lulzim Bunjaku. Nën demonstrimin e drejtorit Bunjaku dhe zyrtarit të lartë të TI-së Bardhyl Miftar, nxënësit patën mundësinë të njihen me pajisjet dhe aparaturat teknologjike që UIBM përdor për konferenca dhe organizime të ndryshme, menaxhimin dhe administrimin e rrjetit, serverëve dhe aparaturave tjera që kanë digjitalizuar universitetin dhe kanë lehtësuar qasjen e studentëve në shërbime elektronike. Ata poashtu patën rastin ta vizitojnë edhe bibliotekën universitare që është a pajisur me kompjuterë, literaturë online si dhe WiFi.

20221027 093423