Mirenjohja Per Alushin

Parlamenti Studentor ndan mirënjohje për ish – rektorin Musaj

Parlamenti i Studentëve ka ndarë mirënjohje për ish-rektorin e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), prof.dr. Alush Musaj, me rastin e mbarimit të mandatit të tij. Kryetarja e Parlamentit Studentor, Ardenë Hajdini, falënderoi ish-rektorin për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Parlamentit Studentor dhe studentëve në përgjithësi.

Ndërsa, ish-rektori Musaj, falënderoi Parlamentin Studentor për vlerësimin. Ai tha se ka pasur bashkëpunim të shkëlqyer dhe së bashku kanë rrugëtuar në konsolidimin e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë.