Gjeo Takim

Përfaqësuesi i kompanisë “Western Tethyan Resources” vizitoi Fakultetin e Gjeoshkencave

Përfaqësuesi i Kompanisë Western Tethyan Resources, Mentor Demi – Managing Director, vizitoi sot Fakultetin të Gjeoshkencave. Ai u prit nga  dekani e Fakultetit të Gjeoshkencave Prof Dr Naser Peci dhe  Prof Dr.Sabri Avdullahi – Prodekan për Cilësi dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar.

Mentor Demi njoftoi mbi aktivitetet e Kompanisë në Kosovë si dhe interesimin për bashkëpunim me universitetin.

Diskutimi u përqëndrua në bashkëpunimin sidomos në mundësinë e aktivizimit të studentëve në formë të praktikave dhe punësimit si dhe formave tjera bashkëpunimi siç është rasti i Gjeokonferences ku akademia dhe industria mund të bashkëpunojnë shumë ngushtë.

Dekani Prof Dr Naser Peci e falenderoi z. Mentor Demi për interesimin e bashkëpunimit duke u dakorduar që do të fillohet me hapa konkret të bashkëpunimit.