FGJ

Përfaqesuesit e Kompanisë “45-8 Energy” nga Franca vizituan Fakultetin e Gjeoshkencave

 Dekani i Fakultetit Gjeoshkencave prof Dr Naser Peci u takua me  përfaqesuesit e Kompanisë “45-8 Energy” nga Franca me përfaqësues: Uluse Loridant – Engineer geologist, David Macareno Quiroz – Engineer Geologist, Fidaim Sahiti – Technical Director për Kosovë. Kjo kompani është e specializuar në kërkime gjeologjike për heliumin dhe hidrogjenin natyror. Në vitet në vijim, kompania “45-8 Energy” planifikon të zhvillojë kërkime gjeologjike për potencialin e hidrogjenit dhe energjinë gjeotermale në Kosovë.

Gjatë takimit përfaqësuesit e komapnisë “45-8 Energy” prezantuan aktivitete e kompanise ne Francë dhe botë si dhe interesimin e tyre për të hulumtuar në Kosovë. Dekani FGJ, prof dr. Naser Peci i njoftoi me punën e FGJ, programet e akredituara, proceset e mesimdhënies dhe mësimnxënies.

Gjatë takimit u paraqiten interesimi dhe mundësitë e bashkëpunimit të dyanshëm sidomos në pjesëmarrjen e studentëve në të gjitha fazat e hulumtimit me paraqitjen e projekteve të ndryshme qe lidhen me temat e diplomës të nivelit Bachelor dhe Master.