Kon Dita 2

Përfundoi punimet “Konferenca V Ndërkombëtare Multidiciplinare për Gjeoshkencë”

Ka përfunduar të premten punimet “Konferenca V Ndërkombëtare Multidiciplinare për Gjeoshkencë”, që është mbajtur për dy ditë në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM). Në ditën e dytë pjesëmarrësit kanë vizituar vende të ndryshme në Kosovë që ndërlidhen me historinë dhe kulturën e vendit.

Pjesë e edicionit të pestë të konferencës kanë qenë studiues nga vendi rajoni dhe bota. Ata kanë prezantuar punimet e tyre në grupe të ndara, pas ceremonisë solemne ku kanë qenë të pranishëm edhe drejtuesit e UIBM dhe mysafirë të shumtë.

Konferenca organizohet nga Fakulteti i Gjeoshkencave në UIBM në bashkëpunim me Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale, Ministria e Ekonomisë: Departamenti i Minierave  dhe Shërbimi Gjeologjik i Kosovës.