Mono

Prof.asoc.dr. Milaim Sadiku, dhuron dy monografi për Bibliotekën Universitare

Biblioteka Universitare është pasuruar me dy monografi të reja që ndërlidhen me fushat e studimit të studentëve në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë. Monografitë: “Ndikimi i Deponisë së Parkut Industrial në Mitrovicë në Ndotjen e Mjedisit” dhe “Projektimi dhe Optimalizimi i Kapaciteteve Prodhuese për Riaktivizimin e Prodhimit të Baterive Startuese “TREPÇA” në Mitrovicë”, janë dhuruar nga autori, prof.asoc.dr. Milaim Sadiku.