Foto 1

Prof. ass. dr. Bahtir Hyseni, nga Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore, mori pjesë në punishten e organizuar në Universitetin Akdeniz në Antalia të Turqisë

[vNë kuadër të projektit “Promoting Innovation of fermented foods” (PIMENTO) i Cost Action CA20128, Prof. Ass. Dr. Bahtir Hyseni nga Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore mori pjesë në punishten e organizuar në Universitetin Akdeniz në Antalia në Turqi. Punishtja zhvilloi punimet në kuadër të grupit punues “WG3 Health benefits and risks of fermented foods”, ku në njërin prej grupeve punuese “Ushqimet e fermentuara dhe Alergjit” profesori është bashkëudhëheqës.

Në fund të këtij projekti, tetor 2025 planifikohet të botohet një seri e artikujve shkencor si Systematic review, Position paper dhe Roadmap. Punishtja u zhvillua për një javë nga data 15 deri me 19 të muajit Prill duke përmbyllur kështu punimet me sukses.