R

Profesoresha Andriana Surleva nga Bullgaria do të ligjëroj në FTU një muaj

Dekani i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore, prof. asoc. dr. Milaim Sadiku, ka pritur në takim profesoreshën, Andriana Surleva nga Bullgaria, e cila po qëndron në FTU në kuadër të projektit për shkëmbim të stafit akademik dhe studentëve “Erasmus Mundus, Smart and Green Technologies for Innovative and Sustainable Societies in Western Balkans”.

Prof. Surlova vjen nga Universiteti i Teknologjisë Kimike dhe Metalurgjisë i Sofjes, përkatësisht Fakulteti i Teknologjisë. Gjatë një muaji sa do të qëndroj në FTU, ajo do të mbaj ligjërata për studentë nga Kimi Analitike dhe Metodat Instrumentale të Analizës. Njëherit do të shfrytëzohet eksperienca e saj për përgatitje dhe aplikim të projekteve ndërkombëtare hulumtuese dhe shqyrtimi i mundësisë për inkuadrim të stafit akademik të FTU-s në projekte të BE-së.