Librat E Nerxhivanit

Profesoresha Nerxhivane Dauti, autore e tekstit universitar “E drejta e detyrimeve“, dhuron disa ekzemplarë për Fakultetin Juridik

Autorja e tekstit  universitar “ E drejta detyrimore. Pjesa e përgjithshme”,  profesoresha e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof.dr. Nerxhivane Dauti, i dhuroi dekanit të Fakultetit Juridik të UIBM-it, prof. asoc. dr. Islam Qerimi, 32 ekzemplarë. Profesoresha Dauti shprehu dëshirën që studentëve të cilët janë duke ndjekur ligjëratat nga kjo lëndë t‘i dhurohen 22 ekzemplarë, ndërsa 10 të tjerë i dhuroi për bibliotekën e Fakultetit Juridik të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Dekani Qerimi e falënderoi  profesoreshën Dauti  për kontributin e dhënë,  dhe theksoi se  Fakulteti Juridik dhe studentët i janë mirënjohës profesoreshës dhe profesorëve të tjerë të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, për bashkëpunimin dhe ndihmën e dhënë për studentët dhe pasurimin e bibliotekës me tituj të rinjë.