Prof, Çerkini

Profesori i Fakultetit Juridik, prof.ass.dr. Zahir Çerkini, përfundon programin “Fulbright Visiting Scholar”

Profesori i Fakultetit Juridik, prof.ass.dr. Zahir Çerkini, pasi kishte fituar bursën “Fulbright Visiting Scholar” të Departamentit Amerikan të Shtetit, ka ndjekur për një semestër hulumtimin e postdoktoraturës në fushën e të drejtës kushtetuese, në Fakultetin Juridik dhe Qendrën për të Drejtën Kushtetuese të Drake University në Iowa të ShBA-së. Ai u prit në takim nga dekani i Fakultetit Juridik, prof.asoc.dr. Islam Qerimi, i cili e përgëzoi për këtë arritje profesionale.

Dekani Qerimi, theksoi se kjo është një arritje jo vetëm për profesorin Çerkini, por edhe për Fakulteti Juridik dhe Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë. “Përfundimi i programit Fulbright në Fakultetin Juridik dhe  Qendrën për të Drejtën Kushtetuese të Drake University në Iowa të ShBA-së, do t’i kontribuoj avancimit të mëtutjeshëm të cilësisë dhe përformancës së stafit akademik të Fakultetit Juridik, Universitetit si dhe në përgjithësi arsimit të lartë në Kosovë”, tha ai.

Ndërsa, profesori Çerkini, falënderoi dekanin Qerimi dhe prodekanin, prof.ass.dr. Përparim Gruda për mbështetje. Ai njoftoi mbi rrjedhën e këtij hulumtimi, për suksesin dhe për angazhimin e tij dinjitoz për bashkëpunimin ndërpersonal dhe ndërinstitucional.