Erasmus Logo

Programi Erasmus for Young Entrepreneurs (EYE)

Që nga shkurti i vitit 2020, Kolegji Heimerer është pjesë e projektit European Entrepreneurs Everywhere (EEE) në kuadër të Erasmus for Young Entrepreneurs (EYE) të Bashkimit Evropian. Erasmus for Young Entrepreneurs është program ndërkufitar shkëmbimi, i cili iu jep mundësinë ndërmarrësve të rinjë ose aspirues për të mësuar nga ndërmarrësit me përvojë që drejtojnë biznese të vogla në vendet partnere.

Ndërmarrësi i ri udhëton në vendin e nikoqirit, me mbështetjen financiare të BE-së. Atje, ndërmarrësit kalojnë një deri në gjashtë muaj duke bashkëpunuar dhe ndihmuar njëri-tjetrin për të zhvilluar bizneset e tyre. Erasmus për ndërmarrësit e rinjë paraqet një mundësi win-win për ndërmarrësit e rinjë dhe ata me përvojë.  Gjatë gjithë pjesëmarrjes së tyre në program, të dy ndërmarrësit mbështeten nga pikat e kontaktit lokal të programit në vendet e tyre përkatëse. Kolegji Heimerer është një nga pikat e kontaktit lokal për Kosovë si organizatë ndërmjetësuese. Idetë e bizneseve mund të jenë nga të gjitha fushat duke përfshirë shëndetësinë dhe kudjesin shëndetësor.

Projekti EEE do të zgjasë 36 muaj dhe në përbërje ka 10 partnerë nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian si dhe për herë të parë edhe partnerë nga Ballkani Perëndimor. Më konkretisht partnerët janë nga vendet si vijon: Instituto Formazione Operatori Aziendali dhe Associazione Nazionale Consulenti dei Lavoro nga Italia, Hellenic Federation of Enterprises [IVEPE-SEV] nga Greqia, KAVKA vzw nga Belgjika, KEJAL scic sarl nga Franca, Kuressaare Gümnaasium-Osilia  nga Estonia, Zana Predak nga Mali i zi, Unternehmer ohne Grenzen nga Gjermania dhe Kosova Women 4 Women dhe Kolegji Heimerer nga Kosova.