Study In Japan

Programi i bursave i qeverisë Japoneze për studentë dhe të diplomuar

Ministria e Arsimit, Kultures, Shkencës dhe Teknologjisë (MEXT) ofron bursa për studentët e nivelit të diplomuar për studime në Universitetet e Japonisë:
KUSHTI:
Studentët hulumtues: 2 vite nga Prill 2019 deri në Mars 2021 ose 1 dhe 1/2 vite nga Tetor 2019 deri në Mars 2021
Studentët e diplomuar: deri sa studimet për master ose kurs doktorature do të përfundojnë.

Nisja për Japoni: Prill ose Tetor 2019.
* 6 muajt e parë do të jenë të përkushtuar për të studiuar gjuhën japoneze.

FUSHAT E STUDIMIT:
Mund të aplikojnë në të gjitha fushat e studimit e cila duhet të ndërlidhet me studimet paraprake të aplikuesit.

Ju lutem vini re se aplikuesit nuk janë të lejuar për të studiuar një fushë të studimit në Japoni e cila NUK është e lidhur me fushën të cilën kanë diplomuar në Universitetin në vendin e tyre.

KUALIFIKIMET:
1. Nacionaliteti: Kosovë
2. Mosha: të lindur më ose pas 2 Prill 1984
3. Kualifikimi akademik: Universiteti (ata të cilët do të diplomojnë deri në Mars 2019 mund të aplikojnë).
4. Fusha e studimit: Një fushë që aplikanti ka studiuar (ose është tash duke studiuar) ose të
ngjajshme.
5. Gjuha Japoneze: Aplikantët duhet të jenë të gatshëm për të studiuar gjuhën japoneze

BURSA MBULON KËTO SHPENZIME:
(1) Kompenzimi mujor: përafërsisht 143.000 – 145.000 Yen Japonez
(shumat mund të jenë subjekt i ndryshimit)
(2) Bileta e Fluturimit (Kosovë – Japan – Kosovë)
(3) Tarifat e shkollës

AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM: 31 Maj 2018
Detaje të mëtejshme dhe formularët e aplikimit, udhëzuesi, forma e rekomandimit dhe të tjera gjeni ne linkun : http://www.at.emb-japan.go.jp/kosovo/en/30_culture/010_study/mext_graduate_students.html dhe
http://masht.rks-gov.net/studentet
Studentët duhet të dorëzojnë aplikacionin e kompletuar tek : z. Arbër Myftari
Zyra ndërlidhëse e Qeverisë së Japonisë në Prishtinë, rr. Fehmi Agani Nr. 69 B/10, 10.000 Prishtina
Tel: +383(0)38 249 995 or 245433
E-mail: [email protected]