Untitled Design2 768×512

UNDP në Kosovë, në bashkëpunim me GIZ GmbH lanson thirrjen për punëkërkuesit e rinj-Programi për Zhvillimin e Aftësive Digjitale

Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë, në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH lanson thirrjen për punëkërkuesit e rinj, -Programi për Zhvillimin e Aftësive Digjitale
Programi do të mbështesë 110 punëkërkues të rinj – në zhvillimin e aftësive digjitale, nëpërmjet organizimit të trajnimeve (bootcamps) në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK). Të reja e të rinj të cilët aspirojnë të zgjerojnë njohuritë e tyre digjitale, do të pajisen me aftësi programimi, të gatshme për punësim në sektorin e TIK-ut. Programi bazohet në modelin Ready-to-Work (Gati për Punësim) dhe do të ofrojë trajnim praktik në programim, rrjete, dizajn dhe marketing digjital. Si pjesë e programit të trajnimit dhe përmes një procesi konkurrues, 50 nga 110 përfituesit e Programit për Zhvillim të Shkathtësive Digjitale do të vendosen në kompanitë e TIK-ut për 6 muaj, përmes skemës për punë praktike. Programi do të ketë në konsideratë të veçantë gratë, personat nga komunitetet jo-shumicë dhe personat me aftësi të kufizuara. Thirrja për aplikim për Programin e Zhvillimit të Shkathtësive Digjitale është i hapur deri më 08 Prill 2022.