Erasmusplus

Projekt për shkëmbime të stafit akademik dhe studentëve me Universitetin e Lubjanës

Në kuadër të programit Erasmus+KA171, Fakulteti i Gjeoshkencave në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) dhe Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Inxhinierisë në Universitetin e Lubjanës kanë fituar një projekt për shkëmbime të stafit akademik dhe studentëve. Projekti përfshinë 9 mobilitete përgjatë periudhës 2023-2026 si: mobilitet për profesorë dhe mobilitet për studentë.

Për këtë projekt është aplikuar në muajin janar ndërmjet profesorit – koordinator prof.ass. Mitja Petriç, Departmenti Materiale dhe Metalurgji  UL- NTF dhe koordinator ass. Bastri Zeka në FGJ. Projektet e këtilla kanë ndihmuar shumë profesorë dhe studentë të UIBM të përfitojnë nga përvojat akademike në universitete prestigjioze në Evropë.