IPK

Prorektorët e UIBM-së u takuan me përfaqësues të Institutit Pedagogjik të Kosovës

Në kuadër të bashkëpunimit dhe marrëveshjes së pëbashkët ndërmjet Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë dhe Institutit Pedagogjik të Kosovës, Prorektorja për mësimdhënie, çështje të studentëve dhe zhvillim të cilësisë Prof. Merita Shala dhe Prorektori për Bashkëpunim ndërkombëtar dhe kërkime shkencore Prof. Behxhet Shala, u takuan sot me përfaqësues të Institutit Pedagogjik të Kosovës, hulumtuesit Luljeta Shala dhe Selim Mehmeti.

Takimi u fokusua në mundësitë e organizimit të përbashkët të konferencës vjetore me temë bosht në fushën e arsimit. Në takim u diskutuan çështje me interes  të përbashkët për këtë organizim dhe kontributi i mundshëm nga stafi akademik i Fakultetit të Edukimit në përmirësimin e sistemit arsimor parauniversitar dhe në përgatitjen e mësimdhënësve përmes ofrimit të evidencave nga hulumtimet e këtyre çështjeve dhe prezantimin e tyre në këtë konferencë, e cila synon që të shërbejë si një forum profesional dhe shkencor që ofron evidenca që do të ndihmojnë hartimin e politikave zhvillimore për arsimin.