Punetoria E Herasit

Punëtori për hartimin e Planit Strategjik Kërkimor

Ekspertë të angazhuar në kuadër të projektit “HERASPLUS”, kanë marrë pjesë të enjten në një punëtori për  hartimin e Planit Strategjik Kërkimor të Universitetit “Isa Boletini” (UIBM). Pjesë  e punëtorisë ishin edhe prorektorët si dhe  përfaqësues nga administrata, stafi akademik dhe studentët.

Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Kërkime Shkencore, prof.dr.Behxhet Shala, tha se paraprakisht është përgatitur një draft për Planin Strategjik Kërkimor. “Grupet punuese që janë angazhuar për këtë dokument dhe kanë përgatitur një draft, për të cilën tash po punohet me ekspertë të jashtëm për plotësimin e tij”.

Sipas tij, mbështetja e ekspertëve në kuadër të projektit “HERASPLUS”, është shumë e rëndësishme për rritjen e performancës së Universitetit.