QUADIC

QUADIC – Zhvillohet takimi për shpërndarjen e të arriturave të projektit

Më 9-13 Maj 2023, është zhvilluar në Universitetin e Shkodrës Luigj Gurakuqi, takimi i partnerëve të  projektit evropian, Zhvillimi i Cilësisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Menaxhimit të Projekteve /QUADIC, i mbështetur nga Erasmus +. Në këtë ngjarje UIBM u  përfaqësua nga Prorektorja Prof.asoc.dr. Merita Shala nga anëtarja e Këshillit Drejtues dhe përfaqësues të stafit akademik në UIBM.

Në kuadër të këtij takimi janë prezentuar të arriturat e deritanishme nga përfaqësues të universiteteve pjesëmarrëse, për aktivitetet e zhvilluara në kuadër të këtij projekti. Sipas prezentimeve nga partnerët, ky projekt ka pasur një impakt pozitiv në universitetet partnere, me rezultate të prekshme sidomos  në rritjen dhe zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe projekteve.

Projekti QUADIC synon përmirësimin e ofrimit të arsimit të lartë, duke ndërtuar kapacitete institucionale për marrëdhënie ndërkombëtare, si projekti ka një rëndësi të madhe në adresimin e çështjeve konkrete dhe iniciativave të projekteve nga universitetet e përfshira.

Në këtë organizim kanë marrë pjesë të gjithë partnerët vendor dhe ndërkombëtar, gjithsej 18 përfaqësues të Institucioneve, si: University “Kadri Zeka” GJILAN, Coordinator/ Grant Holder, International Business College Mitrovica, University of Gjakova “Fehmi Agani”, University of Prizren “Ukshin Hoti”, University of Prishtina “Hasan Prishtina”, Universite de Nice Sophia Antipolis, Technical University of Sofia, University of Medicine Tiranë, University of Ljubljana, Heimerer College, University of Peja ‘Haxhi Zeka”, University of Durres “Aleksandër Xhuvani”, University of Mitorvica “Isa Boletini”, European University of Tirana, International University for Business and Technology, University of Korça “Fan S. Noli”, University of Gjirokastra “Eqrem Qabej”, Universita Per Stranieri Di Perugia.

Universiteti Publik “Kadri Zeka“ është koordinator i projektit QUADIC, ku me dakordim të të gjithë partnerëve synohet që të aplikohet edhe me projektin Erasmus+ QUADIC 2, i cili do të ketë objektivat të reja në fushën e ndërkombëtarizimit të institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë dhe Shqipëri.