Rektori Musaj merr pjesë në konferencën e parë të rektorëve në Pejë

Universiteti “Haxhi Zeka” ishte nikoqir i konferencës së parë të rektorëve me temën “Akreditimi dhe Cilësia në Arsimin e Lartë” që u mbajt në Pejë. Pjesëmarrës në konferencë, përveç rektorëve të Universiteteve Publike, kishte edhe rektorë të kolegjeve private, prorektorë, dekanë, profesorë, përfaqësues të ministrive, AKA-së, KShC-së, etj.
Duke marrë parasysh që konferenca kishte për qëllim ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë, Prof.Dr. Alush Musaj, Rektor i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë prezantoi “Politikat e KShC-së ndaj IAL-ëve: Rasti i UMIB”.Pastaj, Rektori i UP-së, Prof.Dr. Marjan Dema, bëri një prezantim me temën “Cilësia në Arsimin e Lartë”, ku ndër të tjera theksoi se cilësia e arsimit duhet të filloj që nga shkollimi parafillor, kurse Rektori i UHZ-së, prezantoi para të pranishmëve “Standardet e reja të akreditimit institucional dhe IAL-ëve”.Fjalën e morën edhe Z. Bastian Baumann, Ekspert Ndërkombëtar i HERAS, foli rreth ndihmës austriake për AKA dhe IAL në ngritjen e cilësisë sipas standardeve Evropiane (ESG’s).
Rector Musaj Participates At The Rectors' Conference In Peja