Bastri Zeka

Shef i Departamentit të Materialeve dhe Metalurgjisë po qëndron në vizitë në Universitetin e Lubjanës në kuadër të projektit “Erasmus+”  

Ass. msc. Bastri Zeka, PhD cand, njëherit shef i Departamentit të Materialeve dhe Metalurgjisë në Fakultetin e Gjeoshkencave po qëndron në vizitë në Universitetin e Lubjanës në Slloveni, në kuadër të projektit “Erasmus+”. Në periudhën 12 shkurt 2024 deri më 26 shkurt 2024, ai do të angazhohet në mënyrë aktive në mobilitet të trajnimit ku do përfshihet në ligjërata dhe trajnime në hulumtime, duke pasuruar praktikat akademike ndërkombëtare, bashkëpunimet me profesorët e Universitetit të Lubjanës dhe duke thelluar më tej bashkëpunimin akademik brenda dy universiteteve.

Në projektin “Erasmus+”,  nën koordinimin e prof.dr.asst. Mitja Petric nga Universiteti i Lubjanës dhe ass.mSc. Bastri Zeka, PhD në Universitetin “Isa Boletini”në Mitrovicë, deri më tani janë  mundësuar 10 mobilitete të profesorëve dhe 3 mobilitete të studentëve dhe deri  në përfundim të projektit 2024- 2026 priten të realizohen gjithsej 49 mobilitete, duke angazhuar staf dhe studentë nga të dy fakultetet bashkëpunuese.