FGJ

Stafi Akademik i Fakultetit Gjeoshkencave në UIBM, merr pjesë në konferencën “48th jump over the leather skin – GzO’23”

Gjatë qëndrimit në  Universitetin e Lublanës – Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Inxhinierike stafi akademik i Fakultetit Gjeoshkencave të Universitetit “Isa Boletini” Mitrovicë, morri pjesë në aktivitetin tradicional  “48th jump over the leather skin – GzO’23”.

Gjatë këtij aktiviteti u organizuan Konferenca të veçanta të lëmive përkatëse. Stafi akademik Prof Dr Naser Peci dhe Prof Asoc.Dr. Kemajl Zeqiri morën pjesë në Konferencën 15th Conference of the Mining, Geotechnological and Environmental experts më ç’rast Prof Asoc Dr Kemajl Zeqiri prezantoi punimin me titull “Environmantal and economic context of the Artana mine tailing”.

Në Konferencën për Materiale dhe Metalurgji morrën pjesë Prof Asoc Dr. Muharrem Zabeli dhe MSc. Bastri Zeka, PhD Candidate.