Gjeoshkenca

Stafi Akademik i Fakultetit Gjeoshkencave të Universitetit “Isa Boletini” Mitrovicës mban ligjerata në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Inxhinierike në Universitetin e Lublanës, Slloveni

Në kuadër të Projektit Erasmus+ International Credit Mobility Programme stafi i Fakultetit Gjeoshkencave në përbërje Prof Dr Naser Peci, Prof Asoc. Dr Muharrem Zabeli dhe Prof. Asoc. Dr Kemajl Zeqiri po qëndrojnë në Universitetin e Lublanës – Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Inxhinierike. Gjatë kësaj jave do të mbahen ligjërata të fushave përkatëse për studentët e Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Inxhinierike.

Në kuadër të bashkëpunimit në mes të Universitetit “Isa Boletini” Mitrovicës dhe   Universitetit Lublanës është aplikuar në projektin e radhës të Erasmus+ për zgjerimin e mobilitetit edhe për studentët si dhe rritjen e numrit të mobilitetit për stafin akademik.