IMG 2706

Stafi akademik i Fakultetit të Edukimit po merr pjesë në trajnimin menaxherial si pjesë të projektit QATEK

Stafi akademik i Fakultetit të Edukimit, Albana Sadiku, Fatbardha Hoxha dhe Sarandë Kika Bahtiri po marrin pjesë në trajnimin menaxherial si pjesë të projektit QATEK, që po mbahet në Universitetin e Tallinit në Estoni, ku do të përcaktohen hapat e radhës dhe aktivitetet e ardhshme të projektit QATEK.

Në këtë takim, gjithashtu, ekipi përfaqësues i prezantoi përfitimet dhe të arriturat në fushën e sigurimit të cilësisë dhe të vetëvlerësimit.
Fakulteti i Edukimit i UIBM, si njëri prej partnerëve të këtij projekti, do të vazhdojë të jetë aktiv në të gjitha ngjarjet akademike që do të organizohen deri në fund të projektit.