Foto KEK

Studentët e Fakultetit të Gjeoshkencave mbajnë mësim praktik në KEK- Divizioni i Prodhimit të Qymyrit

Me 14 prill 2022 në KEK – Divizioni i Prodhimit të Qymyrit u zhvillua ligjërata dhe mësimi praktik nga fusha e Teknologjisë së Shfrytezimit Sipërfaqësor dhe Sigurisë Minerare.  Studentët patën rastin të përfitojnë njohuri, nga fusha e zhvillimit, projektimit por edhe sfidat përgjatë shfrytëzimit sipërfaqesor si dhe konceptin e sigurisë minerar neë këtë minierë. Ligjerata u zhvillua nga z. Fatmir Gërguri (këshilltar për miniera), së bashku me z. Zymer Morian (Këshilltar/makineri), Bekim Januzi (Udh. për teknologji) si dhe Nijazi Sadiku (KPE-DE DPQ). Veç kësaj u zhvillua edhe  vizita  në terren në minierën e Sibovcit Jugperndimor ku nga afër u informuam për pajisjet, proceset dhe elementet kryesore të shfrytëzimit sipërfaqësor. Në këtë vizitë studentët u shoqëruan nga prof. Kemajl Zeqiri, dhe ass. Ujmir Uka.

Falenderojmë menaxhmentin, inxhinieret dhe stafin teknik të minierës për mbështetjen në realizimin ligjerates dhe  vizites ne terren.