FotoJ

Studentët e Juridikut zunë vendin e parë në garën për gjykim të simuluar

Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), kanë fituar vendin e parë në garën për gjykim të simuluar në lëmin penal. Në këtë garë të  sponzorizuar nga USAID-i, studentët mitrovicas lanë pas studentët nga Universiteti i Prishtinës, Prizrenit, Pejës dhe Gjilanit.

Rektori i UMIB-it, Alush Musaj, ka uruar menaxhmentin e Fakultetit Juridik, mësimdhënësit Islam Qerimi dhe Xhemajl Veliqi si dhe studentët e angazhuar në këtë garë. “Suksesi juaj na nderon dhe në të njëjtën kohë është motiv shtesë edhe për gjeneratat e ardhshme për punë dhe suksese të mëtejme”.

Në shenjë mirënjohje për këtë sukses të studentëve, gjatë javës tjetër do të organizohet ceremoni solemne me ç’rast edhe do të mbyllet cikli i ligjeratave për këtë vit akademik dhe promovimi i programit të studimeve për maturantët që dëshirojnë të studiojnë në Fakultetin Juridik  në Mitrovicë.

Multidisciplinary International Conference on Geosciences- "GEOSCIENCES AND SUSTAINABLE DEVELOPMENT"
13-14 October 2022, Mitrovicë, Kosova

X