Parlamenti

Takim i përbashkët i prorektorëve me përfaqësues të Parlamentit studentor të UIBM

Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri akademik në UIBM, prorektorja për mësimdhënie, cështje të studentëve dhe zhvillim të cilësisë Merita Shala, prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar dhe kërkime shkencore Behxhet Shala dhe  prorektorja për buxhet dhe financa Ajtene Avdullahi u takuan me përfaqësuesit e parlamentit studentor, respektivisht kryetaren Ariona Rushiti dhe studentët Festim Murati dhe Arber Zeqiri.

 

Në takim u diskutuan cështje të lidhura me  finalizimin e akreditimit të programeve për këtë vit akademik dhe përgatitjet e përbashkëta për procesin e riakreditimit institucional dhe të programeve për vitin e ardhshëm akademik. Aktivitetet e Parlamentit studentor, përgatitjet për fillimvitin e ri akademik, konkurset pranuese dhe studentët e rinj, si  dhe cështje të tjera të lidhura me mësimdhënien, cilësinë, kërkimet, bashkëpunimin etj, ishin në fokus të diskutimeve dhe dakordimeve të përbashkëta për të rritur mundësitë që jeta akademike në universitetin tonë të jetë sa më e pasur dhe sa më në shërbim të studentëve tanë të ardhshëm dhe studentëve aktualë.