Center

Takim pune ndërmjet përfaqësueseve të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” dhe Shefes së Qendrës për Përsosmëri në Mësimdhënie -UP

Sot është zhvilluar një takim online ndërmjet Prorektores për mësimdhënie, çështje të studentëve dhe zhvillim të cilësisë, Prof.ass.dr. Merita Shala dhe Prorektores për Buxhet dhe financa, Prof.ass.dr. Ajtene Avdullahi me Shefen e Qendrës për Përsosmëri në Mësimdhënie të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Prof.dr. Eda Vula.

Qëllimi i takimit ishte planifikimi i aktiviteteve të përbashkëta të lidhura me organizimin e trajnimeve për stafin akademik me përmbajtjet bazike dhe të avancuara të programit Mësimdhënia në Arsimin e Lartë.

Në takim u dakordua edhe për aktivitete të përbashkëta në kuadër të projekteve me interes për Qendrën për Përsosmëri në Mësimdhënie dhe Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”.

Trajnimet për stafin mësimdhënës në UMIB, do të fillojnë prej datës 1  Dhjetor. Njoftimet specifike në lidhje me këto trajnime do të ofrohen përmes ueb faqes së UMIB.