Studentet E Edu.

Tri studente të Edukimit po marrin pjesë në programin e shkëmbimit të studentëve Erasmus + në University of Eastern në Finland

Studentet e Fakultetit të Edukimit në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM): Gresa Tahiri, Pranvera Mehmeti dhe Vlera Çerkini, janë duke marrë pjesë në programin e shkëmbimit të studentëve Erasmus + në Finlandë. Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare zhvilloi një takim online në Google Meet me këto studente për të diskutuar përvojat e tyre të deritanishme.

Studentet treguan se janë përshtatur mirë me jetën në Finlandë dhe se lëndët atje janë sfiduese, por interesante. Ato po bëjnë përparim të mirë akademik si dhe janë angazhuar në disa aktivitete dhe ngjarje jashtë universitetit. Gjithashtu shprehën mirënjohjen e tyre lidhur me mbështetjen e ofruar nga UIBM, por edhe nga Universiteti në Finlandë.

Studentet ua rekomandojnë shumë programin e studimit jashtë vendit studentëve të ardhshëm duke cekur se është një mundësi e jashtëzakonshme.