Trupa Industriale  Foto

Trupi Industrial i Fakultetit Ekonomik takohet me “Specialistin e Programit Fulbright” prof McArdle

Trupa  Industriale  në kuadër të  Fakultetit Ekonomik, së  bashku  me  perfaqësues  të bizneseve nga  rajoni  i Mitrovicës, mbajti takimin  e radhës ku prezent  ishte  edhe   Prof. John McArdle, profesor i asocuar në Salem State University (SSU) në Massachusetts, SHBA, i angazhuar në  kuadër të projektit “Fulbright Specialist Program”. Takimin e udhehoqi z-nja Vesa Broja, kryesuese e Trupës Industriale, e  cila  e falenderoi profesorin  McArdle, lidhur me mbështetjen e njësisë akademike si ekspert i konsulencës për rishikimin e programeve, si dhe hartimin e programeve të reja të studimit.

Përveq    propozimit të programeve të   reja, posaqërisht  për  nivelin  master, në takim  u  diskutua edhe rreth  mundësive  të avansimit të  bashkpunimit  të njësisë akademike  me bizneset, si dhe  modelet  e  funksionimit  të  këtij  bashkpunimi në  ekonomitë e zhvilluara,  konkretisht në SHBA, por edhe  lidhur me  ofrimin e  ekspertizës akademike e profesionale në këtë  aspekt.