GjeoshkencaSlide1Logo

Tryeza me titull “Promovimi i sektorit minerar dhe ndikimi i tij në aspektin ekonomik, mjedisor dhe social”, do mbahet me 27.12.2022

Lajmërohen stafi akademik dhe studentët e Univesitetit “Isa Boletini” se Fakulteti i Gjeoshkencave në bashkëpunim me iCHAT ( Instituti Cilësor për Hulumtime Analiza dhe Trajnime “iCHAT”) do të organizojë tryezë me titull “Promovimi i sektorit minerar dhe ndikimi i tij në aspektin ekonomik, mjedisor dhe social”, në kuadër të realizimit e një projekti me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.
Në Tryezë do të marrin pjesë studentë dhe stafi akademik nga UIBM, përfaqësues nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, nxënës dhe të gjithë të interesuarit.

Tryeza do te mbahet me datë 27.12.2022 (e martë) nga ora 11:30 në Sallën 205 – Fakulteti i Gjeoshkencave, kati II.