Ballina

U botua monografia: “Shtetformimi i Kosovës në aspektin e legjitimitetit ndërkombëtar dhe diplomacisë preventive”, e autorit, prof.ass. Besnik Murati

Profesori i Fakultetit Juridik të Universitetit “Isa Boletini”-Mitrovicë, prof.ass. Besnik Murati ka publikuar librin – studim monografik me titull: “Shtetformimi i Kosovës në aspektin e legjitimitetit ndërkombëtar dhe diplomacisë preventive”. Nē lidhje me këtë libër, profesori Murati është shprehur, se: “ky studim monografik është rezultat i punës disa vjeçare, e trajtuar në mënyrë kronologjike, duke përdorur në mënyrë holistike faktet dhe argumentet për dhe kundër shtetformimit të Kosovës, sidomos kur është në pyetje e drejta e Kosovës përballë legalitetit dhe legjitimitetit si dhe rolin i diplomacisë preventive”.

Për këtë të arritur të profesorit Murati, në emër të Fakultetit Juridik, atë e ka uruar dekani i këtij fakulteti, prof. asoc. dr. Islam Qerimi, i cili ka theksuar se “ky libër është edhe një fitore e fakultetit tone e që do të jetë një burim i mire reference për studentët tanë, kur bëhet fjalë për këtë tematikë që hyn në kuadër të fushës së të drejtës ndërkombëtare”!