Prekaz1

U.d. rektorja Deva, bën homazhe në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz

U.d. rektorja e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë e shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm, Avdyl Beqiri, bashkëpunëtorë dhe një grup studentësh kanë bërë homazhe në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz me rastin e Epopesë se Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata janë përkulur para varrit të Adem Jasharit dhe dëshmorëve të tjerë, të rënë me 5,6 dhe 7 mars 1998.

U.d. rektorja Deva, tha se çdo herë vizitat në këtë vend janë prekëse. “Sa herë vijë këtu dhe shoh këtë vend dhe këto varre përjetoj një emocion të veçantë, mërzi dhe krenari njëkohësisht. Përkulemi dhe nderojmë përjetë veprën e Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe gjithë dëshmorëve të kombit”.