Vizita

U.d. rektorja Deva, priti në takim rektorin e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë

U.d. rektorja e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, prof.dr. Nurten Deva, ka pritur në takim rektorin e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, prof.dr.Artan Krasniqi, i cili shoqërohej edhe nga profesori, Driton Sylqa. Në takim, ku ishin të pranishëm edhe zëvendëskryesuesi i Këshillit Drejtues, Avni Islami dhe anëtari, Ylber Januzaj, u bisedua për bashkëpunimin universitar dhe mbështetjen reciproke.

Ata uruan u.d. rektoren Deva për postin që ka marrë dhe shprehën mbështetjen e tyre për proceset në të cilat po kalon Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë. Gjithashtu u bisedua edhe për nevojën e profilizimit të universiteteve publike, duke pasur parasysh rrethanat e krijuara sa i përket arsimit të lartë në vend.

U.d. rektorja Deva, falënderoi rektorin Krasniqi dhe të tjerët që ishin në takim për mbështetjen e ofruar për Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë.