IMG Fd022286161ab542ed4c4cc09e3f5880 V

U mbajt “Dita e hapur” në UIBM

Parlamenti Studentor dhe Qendra për Zhvillim të Karrierës (QZHK) kanë organizuar të enjten “Ditën e hapur” në kampusin e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) për maturantët dhe të rinjtë që duan të studiojnë në këtë institucion të arsimit të lartë. Për pjesëmarrësit janë dhënë informata të detajuara për programet e studimit, hapësirat universitare dhe perspektivën e tyre.

Gjithashtu gjatë gjithë ditës ka pasur edhe aktivitete rekreativo  – sportive, pjesë e të cilave, përveç drejtuesve të Parlamentit Studentor janë bërë edhe pjesëmarrësit. Ky aktivitet është organizuar në kuadër të fushatës informuese për të studiuar në UIBM, që ka filluar ditë më parë nëpër shkollat e rajonit.

IMG Fd022286161ab542ed4c4cc09e3f5880 V