3

U mbajt “Dita e pritjes” për studentët e rinj

 Në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) u mbajt të hënën “Dita e pritjes”, për studentët e rinj që janë regjistruar në vitin akademik 2023/24. Të pranishëm në këtë ceremoni, përveç rektores së UIBM, prof.asoc.dr. Merita Shala, kanë qenë edhe dekanët, prodekanët, mësimdhënës dhe punëtorë të administratës.

Rektorja Shala, ju ka uruar mirëseardhje studentëve të rinj, të cilët prej sot bëhen anëtarë të familjes së UIBM. “Synojmë ta bëjmë UIBM lider të arsimit të lartë në vend dhe rajon në përmbushjen e kërkesave të së tashmes dhe nevojave të së ardhmes”, tha ajo.

Rektorja theksoi se personeli kompetent, administrata e përgjegjshme, kampusi modern, janë avantazhi i UIBM. “Me përkushtimin tuaj gjatë studimeve së bashku mund t’i kthejmë perspektivat në realitet. Sot jemi bërë bashkë për të festuar ditën me festive. Ky është fillimi i një periudhe që do të lë gjurmë në jetën tuaj”, tha rektorja.

Në ceremoni folën edhe kryetarja e Parlamentit Studentor, Ardenë Hajdini, si dhe profesoresha e Fakultetit të Edukimit, Hatixhe Gashi, të cilat uruan studentët  e rinj që janë bërë pjesë e UIBM.

4